Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, janë shprehur ‘‘krenarë’’ që mbështesin Forcën e Sigurisë së Kosovës, teksa këta të fundit po stërviten përkrah njësive të Ushtrisë Amerikane në Qendrën e Trajnimit të Luftimit që po zhvillohet në Fort Johnson, Luiziana.
Nga ambasada amerikane kjo stërvitje është vlerësuar si ‘‘moment historik që pasqyron partneritetin në rritje në fushën e mbrojtjes’’.
Po ashtu, në deklarimin e ambasadës shtohet se stërvitja në fjalë tregon edhe përkushtimin e FSK-së për të ndërtuar një forcë moderne, profesionale dhe të gatshme për misione.
‘‘#MëTëFuqishëmSëBashku në Rrugën drejt Gatishmërisë! Jemi krenarë që mbështesim, përmes Programit TWWFC të EUCOM J7, Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), teksa stërviten përkrah njësive të Ushtrisë Amerikane në Qendrën e Trajnimit të Luftimit (JRTC) në Fort Johnson, Luiziana — një nga qendrat më të avancuara të trajnimit ushtarak në SHBA. Ky moment historik pasqyron partneritetin në rritje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, dhe tregon përkushtimin e FSK-së për të ndërtuar një forcë moderne, profesionale dhe të gatshme për misione, e aftë për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale. #EUCOM #FSK #SPP #IANG #JRTC #BashkëpunimPërSiguri’’, thuhet në postimin e ambasadës.
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu
Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026