Një gjykatë e apelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur që tarifat e presidentit të vendit, Donald Trump, të qëndrojnë në fuqi.
Ky vendim është i përkohshëm teksa gjykata pret të mbajë një seancë të plotë dëgjimore për çështjen, e cila është kërkuar nga administrata Trump.
Apelimi i administratës Trump u bë ndaj vendimit të një gjykatë tregtare, që konstatoi se tarifat ishin të kundërligjshme. Një panel prej tre gjyqtarësh në gjykatën e tregtisë me bazë në New York vendosi se Trumpi e ka tejkaluar autoritetin e tij, ka mbajtur pozicionin e biznesit të SHBA-së të varur nga tekat e tij dhe ka shkaktuar kaos ekonomik.
Vendimi i gjykatës në New York po vlerësohet si kthesa dramatike që mund ta bllokojë politikën tregtare të Trumpit.
Nëse administrata e humb apelin, atëherë pritet që ta dërgojë rastin në Gjykatën Supreme.
Trumpi ka vendosur tarifa gjithëpërfshirëse prej 10% për shumicën e vendeve në botë në një përpjekje për të mundur deficitet masive dhe të gjata tregtare të Amerikës./reuters
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...