Atalanta ka nisur lëvizjet për të gjetur trajnerin e ri pasi Gian Piero Gasperinit, ka vendosur të largohet nga klbui.
Sipas raportimeve të fundit nga eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, klubi nga Bergamo ka kontaktuar me Stefano Piolin, i cili është një nga tre emrat në listë për të marrë drejtimin e skuadrës sezonin e ardhshëm.
Pioli aktualisht është trajner i Al Nassr në Arabinë Saudite, por Atalanta është e informuar mbi situatën e tij dhe mundësinë e largimit nga klubi saudit.
59-vjeçari ka një përvojë të madhe në Serie A, ku ka udhëhequr klube të madhe si Lazio, Fiorentina, Inter e Milan, ku me këtë të fundit është shpallur edhe kampion i Italisë në sezonin 2021/22.
Ditët në vijim do të jenë vendimtare për të ardhmen e Piolit, dhe klubit të Atalantas./Arbresh.info
?⚫️? Atalanta have made contact with Stefano Pioli as one of the three candidates to replace Gian Piero Gasperini.
Pioli could leave Saudi Pro League side Al Nassr, Atalanta are informed on his situation. pic.twitter.com/DqpUVsx36k
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 29, 2025
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë