Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë publikoi një mesazh të Zëvendëssekretarit amerikan Christopher Landau, nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku shprehet vendosmëria e SHBA-së për të bashkëpunuar veçanërisht me ato vende që ndjekin realizmin dhe maturinë politike.
Zv.sekretari Landau theksoi se SHBA-ja është e gatshme të jetë partnere e fuqishme, por nuk do të mbështesë më qeveri apo liderë që kërkojnë ndryshime të pamundura apo që vazhdojnë të rikthejnë plagë të vjetra historike.
“Shtetet e Bashkuara mund të jenë një partner i gatshëm me kapital të konsiderueshëm politik. Mund të punojmë shumë; por do të punojmë vetëm me ata që janë të përkushtuar ndaj një realizmi praktik për vendet e tyre. Ne i refuzojmë të dy ekstremet e papranueshme të dëshirës për një transformim të jashtëzakonshëm, nga njëra anë, ose të rishikimit të ankesave të lashta, nga ana tjetër. Politika e pafundme dhe e zgjeruar, pa kufizim dhe përulësi historike, bëhet një armik i strategjisë dhe i shtetndërtimit kushtetues. Ky nuk është qëllimi ynë, funksioni ynë, apo misioni ynë”, tha zëvendës Sekretari i Shtetit Christopher Landau në Asamblenë Parlamentare të NATO-s të 2025.
The Guardian: Nga Kosova në hero të Mallorcas – lotët e Muri...
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...