Ministri i Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, ka thënë se është në interes të Kosovës dhe në të tijën personalisht, zbardhja e çdo detaji nga rasti që u intervistua nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
“Unë mendoj që është në interes të Kosovës, e më shumë sesa në interes të Kosovës në radhë të parë është në interes timin që të zbardhet çdo detaj për pretendimet që i kanë mekanizmat e drejtësisë. Jam i hapur dhe bashkëpunues për të gjitha veprimet të cilat më kanë takuar mua si ministër”, ka thënë ai, duke hyrë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se nuk ju beson raportimit të mediave. “Në rast se i lexon 100 shkrime nga to, 99 janë të pavërteta. Në momentin që thuhet se është folur në media, kjo për mua nuk do të thotë kurrgjë hiç”, ka deklaruar Peci./Arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron