Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka deklaruar se nuk mund të dalin në treg të lirë të energjisë elektrike, pa pasur një periudhë tranzicioni.
Kështu tha ai para mediave në protestën e bizneseve vendore për shkak të vendimit për hyrje në treg të lirë.
“Së bashku kemi organizuar këtë protestë për të kundërshtuar vendimin për daljen në treg të lirë, pasi ZRRE dhe institucionet e tjera nuk kanë bërë përgatitjet për këtë”, tha ai.
Rafuna pohoi se nëse zbatohet ky proces pa përgatitje, do të rriten çmimet e produkteve dhe shërbimeve, dhe do të zvogëlohet prodhimi.
“Jemi të detyruar të dalim në protestë. Ne kemi kërkuar që tregu dhe biznesi të kenë një vit kohë për përgatitje. Çdo shtet që ka kaluar në treg të lirë ka pasur një periudhë tranzicioni. Nuk mund të na detyrojnë me forcë të hyjmë në treg të lirë pa përgatitje të duhur”, theksoi ai./Arbresh.info/
Përfaqësuesit serbë në Kosovë: Për çështjet e arsimit dhe sh...
Kosova në listën e vendeve të sigurta, Koçiu: Konfirmon kons...
Raportet me Epstein, ish-kryeministri i Norvegjisë akuzohet ...
Çeku i dorëzon detyrën Bogujevcit e Gashanit
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...