Një person është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Ulpiana, në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info Policia e Kosovës, e cila bëri të ditur se viktima është gjetur i vdekur rreth orës 06:00 të mëngjesit.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjentë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë . Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes . Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Nëna e Shpat Kasapit me mesazh prekës: Na lini ta përjetojmë...
Dy vetura të EULEX-it u aksidentuan në Zveçan, një i lënduar
Një pjesë e Hajvalisë pa energji elektrike, banorët thonë se...
Tentoi të arratiset nga stacioni policor në Rahovec, kapet d...
Bizneset ankohen për ndërprerjet e energjisë
LVV sot mban tubim në Gjakovë