Një akt i ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare është shënuar në komunën e Klinës, ku një qytetar ka dorëzuar në polici një kuletë të humbur me para dhe dokumente personale.
Pal Berisha nga fshati Dugojevë i Klinës, më 27 maj, kishte gjetur një kuletë dhe menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Klinë. Në kuletë ndodheshin 42 euro dhe disa dokumente personale që i përkisnin një personi tjetër.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas pranimit të kuletës, është arritur të identifikohet pronari i saj, i cili më pas është kontaktuar dhe ftuar në stacion për ta marrë atë. Zyrtarët policorë ia kanë kthyer kuletën së bashku me paratë dhe dokumentet e humbura.
Në një njoftim zyrtar, Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarin Pal Berisha për veprimin e tij, duke e vlerësuar si një shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë së lartë qytetare./Arbrtesh.info
Sami Lushtaku pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas esko...
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time ...
KFOR-i pret ambasadorin norvegjez, diskutojnë për sigurinë n...
Kurti për Rrahman Jasharajn: Është qe 20 vjet aty, e ka shke...
Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta sulmojmë Irani...
Po transferohej nga komisariati i Fierit në Kuçovë, 45-vjeça...