Dyshohet për një vdekje në lagjen Ulpiana të Prishtinës

08:18 | 29 Maj 2025
E.K

Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku dyshohet se një person ka humbur jetën.

Redaksia jonë ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacion rreth rastit, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk kemi pranuar ende një përgjigje zyrtare.