Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, njofton opinionin publik se më 29 maj 2025 (e enjte), nga ora 10:00 deri në 12:00, është paralajmëruar se do të mbahet një protestë e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), me pjesëmarrje të bizneseve të ndryshme.
Sipas Policisë, forma e paralajmëruar e protestës do të jetë qëndrim i qetë dhe bllokim i pjesshëm i rrugëve kryesore hyrëse për në Prishtinë, përmes vendosjes së automjeteve të rënda nga kompanitë pjesëmarrëse.
Nga polica kanë bërë të ditur edhe pikat ku do të realizohet protesta.
Pikat ku do të realizohet protesta janë:
•Veterniku – drejtimi për në hyrje të qytetit
•Rrethi te Kazerma – drejtimi Fushë Kosovë – Prishtinë
•Rrethi i Arbërisë – drejtimi Mitrovicë – Prishtinë
•Vranjevci – Sharbanët – drejtimi Podujevë – Prishtinë
Riorientimi i trafikut:
Sipas njoftimit Policia e Kosovës do të jetë e pranishme në terren dhe do të ndërmarrë të gjitha masat për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për menaxhimin e trafikut dhe orientimin e mjeteve në rrugë alternative.
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë