Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar nisjen e punimeve për ndërtimin e 135 banesave në kuadër të projektit “Banim i Përballueshëm dhe Social” në komunën e Pejës, e cila bëhet komuna e katërt që përfiton nga ky program qeveritar.
Sipas Kurtit, ndërtimi do të përfshijë dy ndërtesa me gjithsej 22,362 metra katrorë sipërfaqe, ku do të ndërtohen 103 njësi për banim të përballueshëm dhe 32 për banim social.
Banesat do të jenë të katër tipeve me madhësi të ndryshme: 53 m², 66 m², 77 m² dhe 87 m².
“Urojmë që punimet të kryhen sa më shpejt dhe të jemi prapë bashkë në Pejë për të ndarë çelësat çifteve të reja ose prindërve vetushqyes,” u shpreh Kurti.
Me përfshirjen e Pejës, numri i përgjithshëm i njësive banesore në ndërtim brenda këtij projekti arrin në 404, nga të cilat 318 janë për banim të përballueshëm dhe 86 për banim social.
Kryeministri në detyrë theksoi se projekti po kalon nga premtimet në realizim konkret, “nga e thëna në të bërë, çdo ditë.”
Kampusi i Akademisë së Forcave të Armatosura Shqiptare drejt...
Londrimi dhuron spektakël me këngët e saj, reagon Remzije Os...
Ambasada zvicerane demanton pretendimet se Zvicra po kërkon ...
Si operojnë kompanitë e Elektroprivredës së Serbisë me seli ...
Londrimi “çmendet” pas këngës së Remzije Osmanit
Osmani uron Sirinë për Ditën e Çlirimit: Të dy vendet tona k...