Edon Zhegrova është shumë pranë transferimit te kampioni i ri i Italisë, Napoli.
Marrëveshja është thuajse e përfunduar dhe pritet të mbyllet për një shumë rreth €25 milionë, shkruan Arbresh.info.
Së paku kështu ka bërë të ditur Radio “Kiss Kiss Napoli”, e afërt me klubin napoletan.
Ylli i Kosovës do të bëhet përforcimi i parë i Napolit në këtë merkato verore, një lëvizje që pritet të sjellë kreativitet dhe shpërthim në repartin ofensiv të klubit italian.
Detajet e fundit janë drejt finalizimit dhe nënshkrimi zyrtar është çështje kohe.
? Napoli are a step away from signing Zhegrova
He’s expected to be the first official signing of the transfer market.
(Radio Kiss Kiss) pic.twitter.com/C7Tmrci096
— Italian Football TV (@IFTVofficial) May 28, 2025
Edon Zhegrova këtë sezon nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar pas një lëndim që pësoi. Ndërkohë para atij lëndimit ka qenë në një formë fantastike, ku së bashku me Jonathan Davis kanë dyshja kryesore e skuadrës.
Zhegrova deri në atë pikë të sezonit kishte shënuar tetë gola dhe dy asistime në 21 ndeshje në të gjitha garat.
Ai është pjesë e Lille nga janari i vitit 2022 kur u transferua nga Baseli.
Nëse Zhegrova përfundon tek Napoli, atëherë do t’i bashkohet bashkëkombasit të tij, Amir Rrahmanit i cili është pjesë e kësaj skuadre./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...