Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje rreth arrestimit të personit B.M i cili dyshohet se ka sulmuar gjinekologun Afrim Veliu.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik, se Prokurori i shtetit në bashkëpunim dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar B.M., për kryerjen e veprës penale ‘’Kanosja’’ bazuar nga neni 181 si dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, gjatë bastisjen janë sekuestruar disa gjëra.
“Në kuadër të veprimeve hetimore, gjatë bastisjes së realizuar në vendbanimin e të dyshuarit janë sekuestruar një telefon celular, një palë rrobe sportive si dhe një paisije (çip), të cilat dyshohet se janë përdorur dhe që kanë lidhje me rastin nën hetim. Andaj, Prokurori i shtetit, brenda afati ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se po vazhdon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.
Veliu ishte sulmuar para disa ditësh derisa ishte duke hyrë në veturë, ai ishte goditur me një mjet metalik. Po ashtu, para disa ditësh në hyrje të ordinancës së tij është hedhur edhe një grantë dore./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?