Kosova U21 do të luajë nesër (e mërkurë) një ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë U21 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Kjo ndeshje pritet që të nis me fillim nga ora 19:00 dhe për të gjithë tifozët e interesuar hyrja në stadium do të jetë falas, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
Më 25 maj ‘Dardanët’ e rinj kanë filluar parapërgatitjet për këtë ndeshje miqësore aty ku morën pjesë 23 futbollistë.
Këtë ndeshje përzgjedhësi Afrim Tovërlani do ta përdorë si një test të rëndësishëm për seleksionimin e futbollistëve për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, i cili fillon në shtator.
Kosova në shtator fillon ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian kundër Rumanisë dhe Spanjës.
Vlen të theksohet se këto dy kombëtare do të luajën edhe një tjetër ndeshje miqësore, e cila do të zhvillohet në Shkup më datë 31 maj.
Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e marinës të Gardës Re...
Osmani përkujton masakrën e Padalishtës: Ditë e thirrjes për...
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë