Skuadra e Fisnik Asllanit, Elversbergu mori një goditje të fortë mbrëmë pasi u mposht nga Heidenheimi në ndeshjen e barazhit për Bundesligë.
Elversbergu ishte i treti në Bundesliga 2 dhe për këtë luajti në barazh me Heidenheimin që ishte i 16-ti në Bundesligë. Ndeshja e parë kishte përfunduar baras.
Teksa ndeshjen e mbrëmshme skuadra e yllit kosovar, Fisnik Asllani e humbi në minutat e fundit të ndeshjes me rezultat 2-1, ku nuk arriti të promovoheshin në Bundesligë, shkruan Arbresh.info.
Asllani ndjeu keqardhje duke thënë se ata e kanë merituar promovimin.
“Në një edicion kaq të mirë, siç e pa e gjithë Gjermania, e meritonim absolutisht. Patëm fat të keq. Dhamë gjithçka por ndonjëherë më e mira nuk mjafton. E përjetuam anën më të keqe të futbollit”, ka thënë Asllani.
Asllani ishte golashënuesi i tretë më i mirë në Bundesliga 2. Në 33 ndeshjet e zhvilluara realizoi 18 gola dhe bëri tetë asistime.
Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen m...
Abdixhiku: E respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nu...
Policia me aksion kundër motoçikletave në Gjilan
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...
PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nesër mbledh ...
Kryeziu-Hyseni: Vendimi i Kushtetueses tregon qartë se VV-ja...