Ballkani ka njoftuar zyrtarisht se ka ndarë rrugët me drejtorin e deritashëm sportiv, Omer Bunjaku.
Bunjaku erdhi më shumë bujë pas suksesit me Shkupin më Maqedoninë e Veriut, duke u cilësuar si pasuesi ideal i Nderim Nexhipit të larguar.
Megjithatë, zgjedhjet e drejtorit sportiv te Ballkani nuk kanë rezultat edhe aq të qëlluara, pasi klubi therandas pas tri vitesh dominim ka dështuar ta fitojë njërin nga dy trofetë në futbollin e Kosovës.
Kështu, Ballkani ka vendosur të mos vazhdojë bashkëpunimin me djaloshin nga Shkupi, duke njoftuar kështu zyrtarisht largimin e tij.
Postimi pa ndërhyrje i Ballkanit
Faleminderit, Omer Bunjaku
Pas përfundimit të kontratës me drejtorin sportiv, në mirëkuptim të ndërsjellë kemi vendosur që të mos e vazhdojmë më tej bashkëpunimin.
E falënderojmë Drejtorin për kontributin e dhënë gjatë periudhës së angazhimit të tij dhe i urojmë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm!/Telegrafi/
Abdixhiku pas fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë: Një ndeshj...
Shqipëria e pafat! Polonia i përmbys kuqezinjtë dhe i elimin...
Fitore historike në Bratislavë, Kosova një hap larg Kampiona...
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...