Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ftuar LVV-në dhe PDK-në që t`i heqin barrierat kundër njëra-tjetrës
Ai ka vlerësuar se këto dy parti duhet të ndjekin shembullin e ish-krerëve të UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë, të cilët, sipas tij, janë të bashkuar.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se UÇK-ja dhe Kosova është më e rëndësishme se çdo parti politike.
“Kosova po përballet me krizën më të thellë institucionale. Ndërsa, zgjidhje më të thjeshtë për të dalë nga kjo situatë, kurrë nuk ka pasur! E çka po bëjnë partitë politike? Po i vendosin vija të kuqe njëra-tjetrës dhe po e trajtojnë njëra-tjetrën si armiq të përbetuar. E di që nuk po u ngutet. Pagat po, xhipat po, beneficionet po, punë jo. Por, UÇK-së po i ngutet. Krerët e UÇK-së pas pesë vjetëve presin fundin e një gjyqi politik. Pavarësisht lojërave tuaja këtu në Kosovë, ata kurrë nuk kanë qenë më të bashkuar”, ka shkruar ai, duke ftuar partitë politike që të reflektojnë.
“Ne duhet të ndjekim shembullin e tyre. VV-ja dhe PDK-ja duhet t’i heqin barrierat mentale kundër njëra-tjetrës. UÇK-ja dhe Kosova është më e rendësishme sesa ju. Ata që po mbahen në Hagë janë më të rëndësishëm sesa ju! Nësë dëshirojmë gjyq fer dhe të paanshëm, tani është koha të veprojmë! Përndryshe, mllefi i popullit do t’ju mbulojë juve në Paralment, njëjtë si Gjykatën Speciale! Kosova nuk duron më!”, ka shkruar ai.
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran
Prangoset kosovari në Kukës, i kapen në kufi municion luftar...
FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” ...
Haliti: Kërkojmë të dimë kandidatin për kryeparlamentar para...