Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku që ndodhi të hënën në Prishtinë.
Në aksident u përfshinë një veturë dhe një motoçikletë, ku si të lënduar mbetën drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri që udhëtonte me të.
Të dy janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Prishtinë / 26.05.2025 – 23:20. Ka ndodhur aksident në trafik në mes të një veture dhe motoçiklete me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj kosovarë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri të cilët për tretman mjekësor janë dërguar QKUK. Me vendim të prokurorit drejtuesi i veturës është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Abdixhiku pas fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë: Një ndeshj...
Shqipëria e pafat! Polonia i përmbys kuqezinjtë dhe i elimin...
Fitore historike në Bratislavë, Kosova një hap larg Kampiona...
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...