Kadeti Arlind Sadiku nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka diplomuar me sukses në Akademinë Ushtarake më prestigjioze në Botë, West Point të ShBA-së.
I pranishëm në ceremoninë e diplomimit të kadetëve që vinë nga gjithë bota demokratike ishte edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili ju drejtua kadetëve dhe të pranishmëve në ceremoni duke theksuar rëndësinë e shkollimit në këtë akademie dhe detyrat qe i presin liderët e rinjë në rrugëtimin e tyre në jetën ushtarake dhe duke i përgëzuar ata për punën angazhimin dhe diplomimin me sukses, transmeton Klankosova.tv.
“Kadet Sadiku do të vazhdoi punën e tij në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të kontribuar në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së, me standardet më të larta të vendeve partnere dhe duke shpërndarë njohuritë e fituara tek pjesëtarët e FSK-së”, thuhet në njoftimin e FSK-së, në Facebook./Arbresh.info/
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...