Një 19-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri pas mesnate në fshatin Vrellë të Istogut, rreth orës 02:20, kanë konfirmuar autoritetet policore.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për Arbresh.info se i riu është dërguar në QKUK për trajtim, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Sipas tij, rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës.
“Janë gjetur disa dëshmi në vendin e ngjarjes. Rasti fillimisht po cilësohet si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, tha Gashi./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo...
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...
KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e...
Sami Lushtaku pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas esko...
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time ...