Sot është ndaluar dhe liruar ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli, nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdarë.
“Me ju thënë të drejtën ishte një ndalesë e papritur, pa asnjë arsye të qartë, duhesh me u përballë me këso tensione të panevojshme”, tha Agusholli për RTK-në.
“Nga ora 9 isha te pikëkalimi kufitar Merdar ku edhe u ndalova nga policia, së pari pritëm afërsisht tri orë në veturë e pastaj erdhën zyrtarët e shërbimit shtetëror dhe më morën brenda në ato zyrat ku edhe filloi marrja në pyetje për gati katër orë të tëra pa u ndalur”, tha ai.
Tutje ai shtoi se tema kryesore ka qenë angazhimi i tij politik, të qenit pjesëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe rreth angazhimit të familjes së tij në UÇK gjatë luftës së fundit.
LEXO EDHE:
LEXO EDHE:
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...