Policia e Kosovës ka sekuestruar 3 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm në rajonin e Prishtinës.
Gjatë periudhës së njëjtë kohore ka realizuar 216 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 84 urdhëresa për vepra penale, shkruan Arbresh.info.
Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4108 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 659 të evidentuara nga vetura intelegjente dhe vetura me radar mobil./Arbresh.info/

Francë: Arrestohet 16-vjeçari i dyshuar për vrasjen e 12-vje...
Rexhepi: Nesër Lugina në këmbë, vijnë kongresistët amerikanë
Kurti flet për prodhimin e municionit në takimin me Odën Kos...
Trump: Paqja me Iranin do jetë një marrëveshje e shkëlqyer o...
Albion Rrahmani në formacionin e javës në Çeki
Aksident mes tri veturave në rrugën Viti-Kllokot, lëndohen t...