Fenerbahçe ka arritur të shënoj fitore në finale të Euroligës, ku mposhti Monacon me rezultat 81-70.
Francezët e nisën më mirë takimin, pasi fituan çerekun e parë 20-18, mirëpo tre çerekët tjerë i dominuan turqit, shkruan Arbresh.info.
Fitorja u sigurua në fundin e çerekut të katërt ku Feneri krijoi epërsi dyshifrore dhe më nuk e lëshoi atë deri në fund.
Hayes ishte më i dalluari tek Feneri me 23 pikë e nëntë kërcime, kurse lojë të mirë bën edhe Guduric me 19 sosh dhe Baldwin e Hall me nga 13 secili.
Tek Monaco shkëlqyen Diallo me 19 pikë dhe James me 17 sosh.
Kjo ishte hera e dytë që Feneri triumfon në Euroligë pas suksesit historik në vitin 2017./Arbresh.info
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj