Tashmë Premier League zyrtarisht ka mbaruar, me Liverpoolin që u shpall kampion i këtij edicioni me 84 pikë.
Lojtari kryesor në këtë triumf ishte Mohamed Salah, i cili edhe u shpall lojtari më i mirë i sezonit disa ditë më parë, shkruan Arbresh.info.
Sot, Salah fitoi edhe dy çmime tjera për këtë edicion.
Ai fitoi “Këpucën e Artë” dhe “Çmimin e Playmakerit të Sezonit” në Premier League.
“Këpuca e Artë” i jepet lojtari me më së shumti gola i cili ishte Salah, ku realizoi 29 sosh. Ndërsa “Çmimin e Playmakerit të Sezonit”, e fitoi si asistuesi më i mirë në ligë. Egjiptiani kishte 18 asistime.
Kështu përmbyllet një tjetër kampanjë e suksesshme e “Mbretit Egjiptian” në Angli, ku për fat të mirë të tij gjithë këto statistika vlejtën në fund në shpalljen e Liverpoolit kampion, për herë të 20-të në histori./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...