Greva e punëtorëve të ndërmarrjes “Pastrimi” po vazhdon edhe këtë ditë vikendi para objektit të Komunës së Prishtinës.
Ardian Krasniqi, kryetar i Sindikatës së punëtorëve ka bërë të ditur se greva do të vazhdoj deri në përmbushjen e plotë të kërkesave të tyre, përcjell Arbresh.info.
“Sot, me datë 25 maj 2025, ditë e diel dhe ditë vikendi, ne vazhdojmë të qëndrojmë në grevë. Greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e plotë të kërkesave tona nga ana e Komunës së Prishtinës. Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe mbështetjen që na kanë ofruar gjatë kësaj periudhe”, ka shkruar Krasniqi.
“Po ashtu, shprehim mirënjohjen tonë për gazetarët, për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhshme në raportimet e sakta dhe të paanshme mbi kauzën tonë. Ne mbetemi të vendosur dhe stoikë në kërkesat tona – Greva vazhdon”, tha Krasniqi.
Ndryshe, punëtorët e kompanisë rajonale “Pastrimi” kanë nisur grevën e tyre në oborrin e Komunës së Prishtinës që nga data 22 maj 2025./Arbresh.info
Komuna e Prishtinës shqipton 4 gjoba nga 500 euro për hedhje...
‘‘Problemet pas 100 eurove’’, Cakolli për vendimin e qeveris...
Olympiacos mposht Fenerbahçe, kalon në finale të EuroLeague
Zgjedhjet e 7 qershorit, mbi 15 mijë votues më shumë në list...
Zjarr në Vlorë, era e fortë përhap me shpejtësi flakët në ko...
Miftaraj: Kurti, politikan mesatar ballkanik – Gjatë qeveris...