Alexander Sorloth ka shënuar hattrick në ndeshjen e fundit në La Liga ndaj Gironës, në fitoren 0-4 të Atletico Madridit.
Ai u inkuadrua nga banka për t’i shënuar tre gola dhe mbyllur kampionatin me fitore, shkruan Arbresh.info.
Norvegjezi shënoi në minutat 68’, 90’ dhe 90’+3. Teksa në lojë u inkuadrua në minutën e 62-të. Madrilenët mbyllën këtë sezon në La Liga në pozitën e tretë me 76 pikë në tabelë.
Ndërkohë për Sorlothin ky ishte sezoni debutues me Atletin, pas atij transferimi në verë nga Villareali.
HAT. TRICK. pic.twitter.com/qXFTPkstvt
— Atlético de Madrid (@Atleti) May 25, 2025
29-vjeçari shkëlqeu në këtë edicion tek skuadra e Simeones me 20 gola dhe dy asistime në 35 ndeshje, ku në disa prej tyre është inkuadruar edhe nga banka rezervë.
Ai u rendit i katërti në listën e golashënuesve në La Liga, pas Mbappes, Lewandowskit dhe Budimirit./Arbresh.info
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend