Një epokë e re po nis për kombëtaren braziliane, e cila do të ketë në krye një nga trajnerët më të suksesshëm të futbollit botëror – Carlo Ancelottin.
Italiani tashmë ka marrë rrugën drejt Brazilit dhe nga e hëna do të marrë detyrën si trajner i kombëtares braziliane, shkrua Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Në postimin e tij, Romano shkruan se Ancelotti do të nisë menjëherë punën me ekipin dhe pritet që së shpejti të shpallë listën e parë të futbollistëve të grumbulluar.
Me një karrierë të lavdishme në krye të klubeve të mëdha si Milan, Chelsea, PSG dhe Real Madrid, 64-vjeçari Ancelotti synon t’i rikthejë Brazilit lavdinë e dikurshme dhe të sjellë një frymë të re fituese në rrugëtimin drejt Copa América dhe Kupës së Botës 2026.
Dy ndeshjet e para të Carlos me Brazilin janë në qershor me Ekuadorin dhe Praguajin./Arbresh.info
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...