Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka thënë se nuk pret asnjë ndryshim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Ajo theksoi se ndryshimi duhet të vijë nga Vetëvendosje.
“S’po presim asnjë ndryshim, ndryshimi mundet me ardh prej VV-së, nëse e ndryshojnë kandidatin, nëse e ndryshojnë qasjen. Ndryshimi i kandidatit do të ishte një zgjidhje”, tha ajo.
Ajo përmendi edhe opsionin që si parti kanë dhënë lidhur me votimin e kandidatëve të VV-së nga AAK-ja.
“Ne kemi dhënë emrat e kandidatëve që i kishim votuar nga VV, edhe pse s’është obligim i partive tjera me votu kandidatin parlamentar”, tha ajo./Arbresh.info/
Aeroplani i kompanisë kroate del nga pista në Split dhe gode...
Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet