Sot (e diel), zhvillohet xhiroja e fundit e sezonit 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje janë parashikuar të fillojnë në të njëjtën kohë, në orën 16:00, për të siguruar një përfundim të drejtë dhe emocionues të kampionatit.
Drita tanimë si kampion i ri i Kosovës do të përballet para adhuruesve të vet me Feronikelin ’74, ku edhe do të marrë trofeun e kampionit.
Por padyshim sfidat kryesore do të zhvillohen në Podujevë, Prishtinë, Suharekë dhe Ferizaj.
Llapi pret Dukagjinin dhe vetëm fitorja i siguron qëndrimin në elitë, duke e kërkuar atë përmes barazhit, pasi çdo rezultat tjetër mund t’i largojë nga Superliga nëse Suhareka mposht Ballkanin.
Prishtina pret Malishevën në kryeqytet, me skuadrën mysafire që do t’i mjaftonte një pikë për të siguruar pozitën e tretë dhe Evropën.
Dueli tjetër i kësaj xhiro zhvillohet në Ferizaj, me Ferizajn që pret Gjilanin. /Telegrafi/
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...
Kurti: Bandat kriminale janë shpartalluar, normaliteti po kt...