Ish-presidenti Joe Biden mori pjesë të premten në ceremoninë e diplomimit të nipit të tij nga shkolla e mesme, duke shënuar paraqitjen e tij të parë publike që nga njoftimi fundjavën e kaluar se ishte diagnostikuar me kancer të prostatës.
Në fotografitë e postuara në Instagram nga ish-zonja e parë, Jill Biden, dhe vajza e ish-presidentit, Ashley Biden, ai dhe Jill Biden shihen përkrah anëtarëve të tjerë të familjes duke festuar diplomimin e Robert Hunter Biden II nga shkolla “Salisbury School” në Salisbury, Connecticut, shkruan NBC News.
Një nga fotografitë e postuara nga Jill Biden kishte përshkrimin: “Gjyshja dhe gjyshi krenarë! Urime Hunter — jemi shumë krenarë për ty.”

Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...