Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet tip furgon.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin 36-vjeçar, banues në Përmet, i cili dyshohet se drejtonte automjetin në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.
Viktima 71 vjeç po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga furgoni. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të rënda nuk mundi të mbijetonte. / abcnews
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...