Florian Wirtz definitivisht nuk do të largohet nga Bayer Leverkusen për te Bayern Munich.
Reprezentuesi gjerman thuhet se ka arritur tashmë një marrëveshje me Liverpoolin.
Lojtari i Bayer Leverkusen nuk do të shkojë te Bayern Munich, siç konfirmoi presidenti Herbert Hainer.
“(Drejtori sportiv i Bayernit) Max Eberl më ka informuar se Florian Wirtz ndoshta po anon nga Liverpooli. Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë me Leverkusenin”, deklaroi presidenti i Bayernit, Herbet Hainer sipas gazetës Abendzeitung.
Nëse kampionët anglezë arrijnë të bien dakord për tarifën e kërkuar të transferimit prej 150 milionë eurosh me Bayer, Wirtz do të luajë në Ligën Premier në vend të Bundesligës.
Kontrata e tij me Leverkusenin është ende e vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Sipas raportimeve të vazhdueshme të medias, vetë lojtari thuhet se ka rënë dakord për një transferim me Reds pas bisedimeve të mira me trajnerin e Liverpoolit, Arne Slot. /Telegrafi
Begaj sot dhe nesër në Kosovë, policia njofton për ndërprerj...
Qeveria depoziton në Kuvend projektligjet për Shërbimin e Ja...
Klopp ose Zidane pasues i Alonso-s te Real Madridi
Reporterët pa Kufij: 67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundi...
Ahmeti priti në takim Lyn Debevoise, riafirmohet partneritet...
Betohet Përparim Rama si kryetar i Prishtinës