Skuadra e Vushtrrisë ka marrë një fitore të rëndësishme në përpjekjen për t’u rikthyer në elitën e futbollit kosovar.
Në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë, ekipi i drejtuar nga Armend Dallku ka triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Lirisë së Prizrenit, duke përmbysur disavantazhin fillestar.
Liria ka kaluar e para në epërsi me golin e Dijar Nikqit, por Vushtrria ka reaguar, duke e përmbysur rezultatin me tre gola të shënuar nga Urim Statovci, Daut Maxhuni dhe Theophilius Solomon.
Me këtë fitore, Vushtrria siguron kalimin në fazën tjetër të barazhit, ku do të përballet me njërën nga skuadrat e Superligës , Llapin ose Suharekën , për të vendosur fatin përfundimtar të rikthimit në elitë.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...
Bisedimet SHBA-Iran do të fillojnë në ditët në vijim