Një shtetas italian, 63 vjeç, me qëndrim të përkohshëm në Tiranë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, katër ditë pas një ndërhyrjeje në një klinikë dentare në kryeqytet.
Policia tha se ë datë 22 maj 2025, shtetasi italian D. S. është paraqitur për mjekim në spital, pasi nuk ishte ndier mirë që prej ndërhyrjes kirurgjikale dentare të kryer më 20 maj në një klinikë private në Rrugën e Kosovarëve.
Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, 63-vjeçari ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
“Më datë 22.05.2025, ka shkuar për mjekim në spital shtetasi italian D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, pasi dyshohet se pas një ndërhyrje kirurgjikale më datë 20.05.2025, në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve nuk është ndier mirë. 63-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës. Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të rastit”, thuhet në njoftim./eurnoews.al
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Ish-opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për refo...
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...