Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi sot se tarifat prej 25 për qind të vendosura ndaj kompanisë Apple do të zbatohen gjithashtu edhe për Samsungun e Koresë së Jugut dhe për prodhues të tjerë të telefonave inteligjentë.
“Përndryshe, nuk do të ishte e drejtë,” tha Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale, duke shtuar se Shtëpia e Bardhë do ta përmbyllë këtë proces deri në fund të muajit qershor.
Sipas Trump, kompanitë që prodhojnë pajisje jashtë SHBA-së do të përballen me tarifa doganore, ndërsa ai shprehu pritjen që ato të ndërtojnë fabrika brenda territorit amerikan.
“Kur ata prodhojnë këtu, nuk do të ketë tarifa,” tha ai, duke iu referuar edhe prodhuesve të tjerë teknologjikë.
Më herët gjatë ditës, Trump kishte kërcënuar Apple me një tarifë 25 përqind nëse kompania nuk fillon prodhimin e iPhone-ve brenda SHBA-së. Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, ai shkroi:
“E kam informuar Tim Cook prej kohësh se iPhone-ët që shiten në SHBA duhet të prodhohen këtu, jo në Indi apo diku tjeter.”
Gjithashtu, ai paralajmëroi se tarifat 50 për qind ndaj Bashkimit Evropian do të mbeten në fuqi nëse nuk arrihet një marrëveshje tregtare, raportoi “Reuters”.
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...