Policia në Hamburg ka reaguar ndaj raportimeve për një sulm me thikë në stacionin kryesor të trenit të qytetit.
Policia e Hamburgut konfirmoi në një postim në platformën X se “disa persona” janë plagosur dhe se i dyshuari është arrestuar.
Megjithatë, ata nuk dhanë detaje mbi numrin apo për shkallën e lëndimeve që kanë marrë viktimat.
Skynews raportoi se 12 persona janë plagosur rëndë ndërsa deutche welle njofton se personi i ndaluar për këtë rast është një grua.
Policia tha se një “operacion i madh” është duke u zhvilluar në stacionin e trenit.
Disa nga të plagosurit po merrnin trajtim mjekësor në bord të trenave në stacion, raportoi Bild, transmeton telegrafi.
Operatori hekurudhor gjerman, Deutsche Bahn, tha se shërbimet e trenave janë ndërprerë për shkak të operacionit policor, duke paralajmëruar për “vonesa dhe anulime të pjesshme”.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...