“Malaware” është i njohur si çdo softuer ndërhyrës i zhvilluar nga keqdashës, kriminelët kibernetikë (shpesh të quajtur haker) për të vjedhur të dhënat dhe për të dëmtuar ose shkatërruar pajisje kompjuterike, server dhe sisteme kompjuterike.
Autoritetet në mbarë botën bashkëpunuan këtë javë për të shkatërruar disa nga programet keqdashëse më të rrezikshme në botë.
Në total u identifikuan 37 të dyshuar dhe u lëshuan urdhërarreste ndërkombëtare kundër 20 peronave të identifikuara nga hetimet. Mbi 300 servera në të gjithë botën u mbyllën dhe 650 domene u neutralizuan, njofton Europol.
Gjatë javës së aksionit, u sekuestruan 3.5 milionë euro në kriptomonedha, duke e çuar totalin e kriptomonedhave të sekuestruara gjatë operacionit “Endgame” në 21.2 milionë euro.
Autoritetet gjermane, franceze, holandeze, daneze, britanike, amerikane dhe kanadeze bashkuan forcat për të ndërmarrë veprime kundër varianteve më të rrezikshme të malware-it në botë dhe autorëve që qëndrojnë pas tyre.
Eurojust dhe Europol kanë mbështetur operacionin e autoriteteve kundër këtij programi keqdashës të rrezikshëm që nga viti 2024.
Çfar është Malware?
Malware nuk është një virus! Malware është një lloj softueri i cili është krijuar me qëllim të dëmtoj kompjuter dhe përdoruesit e tij. Viruset janë një lloj specifik i malware që mund të përhapet nga një kompjuter në tjetrin.
Malware është zhvilluar si softuer i dëmshëm që pushton ose korrupton rrjetin tuaj kompjuterik. Qëllimi i malware është të shkaktojë dëme të parikuperueshme dhe të vjedhë informacion ose burime për përfitime monetare ose qëllime të dukshme sabotazhi.
Tipet e malware të zakonshëm përfshijnë viruse të tipit trojan, worms, spyware, adware dhe ransomware. Sulmet e fundit të malware kanë nxjerrë të dhëna në sasi masive.
Si merren Malware?
Malware gjenden të shpërndarë përmes faqeve të internetit me qëllim të keq, gjithashtu ato zakonisht shpërndahen ndërmjet postës elektronike emaileve dhe programeve kompjuterike.
Ulutash pret në takim shefin e misionit të vëzhguesve të KiE...
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...