Pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme në “Santiago Bernabéu”, Lucas Vazquez do t’i japë fund aventurës së tij me Real Madridin këtë verë.
Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur Fabrizio Romano përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se lojtari është gati për një kapitull të ri si lojtar i lirë.
“Lucas Vazquez është gati të largohet nga Real Madridi në korrik, planet janë konfirmuar. Pas Kupës së Botës për Klube, Lucas do të largohet nga klubi, gati për një kapitull të ri si lojtar i lirë; gjithçka është vendosur,” ka shkruar Romano.
Ky është largimi i dytë i madh nga Real Madridi që konfirmohet brenda ditës pas atij të Luka Modrić, i cili po ashtu do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Vazquez është pjesë e Realit nga sezoni 2015/16, ku ka luajtur gjithsej 399 ndeshje, ku ka relizuar 38 gola dhe 73 asistime./Arbresh.info
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali
Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të ...