Me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve, janë përkujtuar dëshmorët e anës së Kaçanikut të rënë 26 vite më parë në burgun e Dubravës, Avdylgafurr Luma, Danush Kurtaj, Mejdi Dalloshi, Tefik Raka, dhe Suad Brava.
Kryetari i Komunës Besim Ilazi me bashkëpunëtorë bëri homazhe në nderim të të rënëve për liri, ndërsa çmoi lartë veprën e tyre sublime për lirinë e atdheut.
“Pa sakrificën e dëshmorëve dhe të rënëve për atdhe edhe liria do të ishte e pa arritshme, ndërsa masakra e Burgut të Dubravës është një prej krimeve më të rënda të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë Luftës së Kosovës. “, tha Ilazi.
Tek Varrezat e Dëshmorëve u vendosën kurora me lule nga institucionet komunale, familjarë të të rënëve si dhe nga OVL e UÇK-së.
Kjo ngjarje e rëndë, ndodhi në ambientet e Burgut të Dubravës, pranë qytetit të Istogut, gjatë datave 19 deri më 24 maj 1999.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron