Mesfushori i Kroacisë, Luka Modric, ka njoftuar se do të largohet nga klubi i Real Madridit.
Largimi i Modricit do të ndodh pas përfundimit të Kupës së Botës për klube, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa ndeshja e tij e fundit në “Santiago Bernabeu” do të jetë këtë të shtunë ndaj Real Sociedadit.
Kujtojmë se Luka iu bashkua Realit në vitin 2012 nga Tottenhami. Ai u shpreh krenar me gjithë të arriturat e tij me klubin madrilen.
“Ndihem krenar që kam qenë pjesë e një prej epokave më të suksseshme në histori të klubit më të mirë”, ka shkruar Modric në një letër për tifozët e Realit. Ai ka thënë se paraqitje me fanellën e Realit e ka ndryshuar si futbollist dhe si njeri.
Gjithsej ai ka bërë 590 paraqitje me klubin mbretëror dhe ka fituar 28 trofe. Prej tyre gjashtë Liga të Kampionëe dhe gjashtë Kupa të Botës për klube./Arbresh.info
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...