Artan Lame është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare. Mësohet se Lame ndërroi jetë në Mynih ku kishte shkuar për një ndërhyrje në zemër.
Artan Lame drejtoi për disa vite Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI), si dhe mbajti poste të tjera shtetërore, në qeverinë e Partisë Socialiste.
Au ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.
Lame ka qenë anëtar i Partisë Socialiste dhe ka kandiduar për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, 2009 dhe 2013. Nga 2011 deri në 2013, ai ka qenë anëtar i grupit të punës për hartimin e Programit të PS-së.
Në fushën e shoqërisë civile, ai ka shërbyer si Nënkryetar i Federatës së Koleksionistëve Shqiptarë dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në organizata ndërkombëtare si “World Collectors Club” në Gjenovë dhe “Instituto degli Studi Araldici” në Milano. Gjithashtu, ai ka qenë Komisar për Shqipërinë në Panairin “IBRA ‘99” në Nuremberg./euronews.al
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...
Klaebo shkruan historinë, fiton medaljen e katërt të artë