Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohje për pritjen e ngrohtë që i është bërë gjatë vizitës së saj në Bern, Zvicër.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka publikuar një video nga takimi më mërgimtarët ndërsa shkroi se zemra e Kosovës rreh me ritmin e mërgatës dhe falënderoi përzemërsisht për pritjen madhështore.
“Zemra e Kosovës rreh me ritmin e mërgatës! Faleminderit për pritjen madhështore në Bern”, shkroi Osmani.
“Sot me qindra e mijëra njerëz me prejardhje nga Kosova jetojnë në këtë vend të mrekullueshëm. Përgjatë viteve kemi ndërtuar një bazë të përbashkët, kemi thyer barriera dhe kemi ndërtuar ëndrra të përbashkëta.”, tha Osmani.
“Bijtë dhe bijat e atyre që dikur erdhën si punëtor dhe refugjat, sot janë mjek dhe inxhinierë, artistë dhe ndërmarrës. Ata po ndërtojnë qëllimin e jetës, po forcojnë komunitetin e tyre këtu në Zvicër”, ka thënë Osmani./Arbresh.info
Spiropali në katedrën e Albanologjisë në Mynih: Pikë referim...
E pafat, Kiana Kryeziu del nga shtegu
Reshjet e pandërprera shkaktojnë rritje të lumenjve në Kosov...
Modernizimi i flotës ushtarake, Maqedonci nënshkruan kontrat...
Nëna e ish-presidentit Thaçi mbështet fuqishëm marshin e 17 ...
Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, arrestohet i dash...