Tre persona të nacionalitet serb janë ndaluar mbrëmë rreth orës 23:30 në Graçanicë, të cilët në veturën në të cilën udhëtonin kishin me vete materiale me përmbajtje nacionaliste.
Policia e Kosovës njofton se vetura me të cilën ndodheshin tre të dyshuarit ishte me targa të Serbisë ndërsa inicialet e të ndaluarve janë: L.D. (23 vjeç), J.P. (23 vjeç) dhe D.D. (22 vjeç), përcjell Arbresh.info.
“Gjatë kontrollit të kryer ndaj veturës dhe personave, janë gjetur disa afishe dhe mbishkrime me përmbajtje nacionaliste, si dhe një pajisje dron, që ndodhej brenda automjetit. Të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Graqanicë, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale. Rasti është trajtuar në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, dhe ndaj të dyshuarve është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale: “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik” – sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga o...
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person