Sot (e enjte) është paraparë të luhet finalja e madhe e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit.
Prishtina dhe Llapi do të ndeshen mes vet në stadiumin Fadil Vokrri, me fillim nga ora 21:00.
Kjo finale e Kupës së Kosovës do të thotë shumë për të dyja skuadrat, pasi fitorja do t’i dërgonte në kualifikueset për Ligën e Evropës.
Përveç kësaj, ky trofe do të ngushëllonte secilën skuadrës pas një sezoni të tmerrshëm në Superligën e Kosovës, ku Prishtina vetëm në xhiron e fundit siguroi mbijetesën, teksa Llapi është ende në garë për mbijetesë dhe barazh.
Ndryshe, Prishtina ka më së shumti Kupa të Kosovës në histori, pasi e ka fituar plotë tetë herë, ndërsa Llapi e fituar dy herë. /Telegrafi/
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë