Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka surprizuar ndjekësit e saj në Instagram me një fotografi të re ku shfaqet me një pamje tërësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.
Në “story”-n që ka ndarë me fansat, Bebe shfaqet me flokë të shkurtër dhe ngjyrë të errët, duke hequr dorë përkohësisht nga pamja e saj karakteristike prej biondeje.
Veshja e saj “all black”, rrjeta në duar dhe varësja metalike i japin një stil “rock” dhe rebel, që bie dukshëm në sy dhe përçon një imazh të fuqishëm artistik.

Me një shikim të thellë në aparat dhe gjestin klasik të dy gishtave në formë “peace”, Bebe Rexha konfirmon edhe një herë se nuk ka frikë të eksperimentojë me stilin dhe imazhin e saj publik.
Kjo pamje ka ngjallur shumë reagime pozitive në rrjet, duke shtuar kureshtjen për ndonjë projekt të ri që mund të vijë së shpejti nga artistja e njohur. /Telegrafi/

Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...
Trump shpall armëpushim tre-ditor midis Ukrainës dhe Rusisë
Abdixhiku: LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të sa...
Fundjavë me diell dhe vranësira të pjesshme
Sistemi i hyrje-daljeve në RMV jashtë funksionit, krijohen k...