Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë mandatin e disa misioneve të Bundeswehr-it jashtë vendit, duke përfshirë pjesëmarrjen e saj në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Që vendimi të hyjë në fuqi, ai duhet të miratohet nga Bundestagu (Parlamenti Gjerman).
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius deklaroi se Berlini po riafirmon angazhimin e tij të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, transmeton gazeta gjermane Zeit.
Forcat e Bundeswehrit janë stacionuar në Kosovë që nga viti 1999 si pjesë e misionit KFOR të NATO-s.
Numri aktual i trupave të forcave gjermane në Kosovë mbetet në 400 ushtarë .
“Situata e sigurisë në vend mbetet e brishtë”, tha Kornelius.
Në vitin 2023, kontingjenti gjerman u përforcua përkohësisht për shkak të tensioneve në rritje.
“Një Kosovë e qëndrueshme është me rëndësi thelbësore për Gjermaninë dhe të gjithë Evropën”, tha Kornelius.
Zeit raporton se, ndërsa misioni i KFOR-it është teknikisht i pafund, mandati i tij i paraqitet ende Bundestagut për miratim vjetor.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...