Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në shtetin e Zvicrës.
Ajo është mirëpritur nga presidentja e këtij vendi, Karin Keller-Sutter.
Osmani tha se me Keller kanë biseduar lidhur me thellimin e partneritetit politik e ekonomik midis dy vedeve.
‘’Mirënjohjëse për pritjen madhështore sot nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, dhe për të gjithë anëtarët e Këshillit Federal, gjatë vizitës së parë shtetërore të një Presidenti të Kosovës në njërin nga shtetet më aleate të popullit tonë.Në takimin tonë bilateral, biseduam për thellimin e partneritetit tonë politik, ekonomik dhe në fusha të tjera. Folëm edhe për mërgatën tonë, e cila nuk është thjesht pjesë e shoqërisë zvicerane, por motor i zhvillimit të saj’’, ka shkruar Osmani.
Kosova dhe Zvicra ndajnë vlera të përbashkëta: lirinë, demokracinë dhe solidaritetin, ka shtuar po ashtu Osmani
Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës në përpjekjet tona për forcimin e pozitës ndërkombëtare, është shprehur presidentja e vendit.
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...