Drita ka vazhduar me rinovimet e kontratave për futbollistët aktual, derisa i radhës që është blinduar është Blerim Krasniqi.
Sulmuesi nga Kavaja është që dy vite pjesë e Dritës, derisa do t’i qëndroj besnik kësaj skuadre edhe për tre vite të tjera.
Ka qenë klubi kampion i Kosovës që ka konfirmuar se Krasniqi ka nënshkruar kontratë të re tre vjeçare me gjilanasit.
Njoftimi i plotë nga FC Drita (pa ndërhyrje):
Blerim Krasniqi mbetet KAMPION
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur të vazhdojmë bashkëpunimin me sulmuesin tonë Blerim Krasniqin dhe ta ruajm dyshen e sulmit kampion.
Zyrtarizimi është bërë në ambientet e klubit nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi, i cili i uroi suksese në synimet tona të përbashkëta.
Krasniqi është pjesë e klubit tash e dy vite dhe do te jetë me klubin edhe për tre vite të ardhshme.
Paq fat Blerim. /Telegrafi/
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...