Bllokim i pjesshëm i trafikut në segmentin Veternik – Fushë Kosovë, pas një aksidenti me kamion

14:28 | 21 Maj 2025
E.K

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se pas një aksidenti të ndodhur sot, i cili përfshiu një kamion, ka pasur një bllokim të pjesshëm të trafikut në segmentin që lidh rrethrrotullimin pranë pompës së derivateve Shell në “Veternik” me kyçjen në rrugën Fushë Kosovë – Pejë, në fshatin Bresje.

Sipas njoftimit të Ministrisë, aksidenti ka shkaktuar një mbingarkesë të konsiderueshme të trafikut, duke funksionuar vetëm një shirit komunikacioni në drejtim të Fushë Kosovës dhe Pejës.

“Në rrugën nyja lidhëse e Autoudhës nga rreth rrotullimi (te pompa e derivateve të naftës Shelli në lagjen Veternik, Prishtinë e deri në kyçje të rrugës Fushë Kosovë- Pejë, në Bresje të Fushë Kosovës, në drejtim të Fushë Kosovës dhe Pejës, si rezultat i aksidentit te ndodhur është duke funksionuar vetëm një shirit i komunikacionit andaj dhe ka një mbingarkesë të konsiderueshme në
këtë aks rrugor”, thuhen në njoftim.

Ministria ka apeluar për qytetarët që përdorin këtë segment rrugor të përdorin rrugët alternative që çojnë drejt Pejës dhe Fushë Kosovës, për të shmangur vonesat dhe për të siguruar një kalim më të shpejtë.

“Duke pasë parasysh këtë, lusim qytetaret të cilet e shfrytrezojnë këtë segment rrugor, të shfrytezojnë rrugët alternative të cilat dërgojnë në drejtim të Pejës dhe Fushë Kosovës. Ekipet tona janë në terren dhe së bashku me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprimet për ri-aftesim të plotë të këtij segmenti”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Kamioni vetaksidentohet dhe përfshihet nga flakët në Bresje të Fushë Kosovës, nuk ka të lënduar

Shpërndaje në rrjete sociale