Një aksident trafiku është raportuar rreth orës 00:30 pas mesnate në fshatin Bresje të komunës së Fushë Kosovës.
Sipas informacioneve të konfirmuara nga Policia e Kosovës, bëhet fjalë për një vetaksident ku është përfshirë një kamion, i cili pas aksidentit është kapluar nga flakët.
Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar.
“Prishtinë, 21 maj 2025 – Rreth orës 00:30, është raportuar për një vetaksident trafiku të ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës. Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq nga informatat e para bëhet e ditur se një kamion është vetaksidentuar dhe për pasojë është përfshirë nga flakët. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ri drejtimin e trafikut, si dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e ngjarjes”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...